Tregu kinez i aksioneve po njeh një mëkëmbje të fuqishme, me një vlerë të përgjithshme aksionesh që arriti në 16.8 miliardë dollarë në tremujorin e parë të sivjetshëm, 119 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të LSEG-së të cituara nga “Reuters”-i.
Ky rritje e ndjeshme dëshmon një ndryshim në qëndrimin e investitorëve dhe rritjen e besimit të tyre për rimëkëmbjen ekonomike dhe potencialin e tregut të Kinës.
Një faktor kyç që po e nxit këtë optimizëm, është rivlerësimi i aksioneve teknologjike kineze, falë edhe rritjes së “DeepSeek”-ut, një kompani kineze e prodhimit të softuerëve të inteligjencës artificiale.
Ekosistemi i fuqishëm inovativ i Kinës është një tjetër faktor tërheqës për investitorët.
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) e rishikoi parashikimin e vet për rritjen ekonomike të Kinës në raportin e fundit të perspektivës ekonomike, duke parashikuar një rritje prej 4.8 % të PBB-së për vitin 2025, nga 4.7 % që ishte vlerësimi i mëparshëm në dhjetor 2024