Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

nga Redaksia

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat gjatë kësaj jave pritet të sillen nga 8 deri në 22 gradë Celsius.

Në vikend parashihet rritje temperaturave.

Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojnë të jen relativisht të mira dhe stabile.

Parashikimi i motit për pesë ditët:

E hënë-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

E martë –Moti vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje me shkarkime rrufesh. Në disa zona të izoluara për shkak të zhvillimeve të mëdha të vranësirave konvektive, ekziston rrezik për reshje të breshërit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

E mërkure-Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende -vende  parashihen të sjellin reshje  shiu .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë  deri mesatare nga jugperendimi.

E enjte-Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë, Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtime i juglindjes.

E premte – Mot  i vranët dhe me intervale me diell. Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More