Shkup, 4 korrik – Në mënyrë enorme është rritur konsumi i ujit, veçanërisht gjatë orëve të pasdites. Kopshtet dhe fushat po ujiten në mënyrë të pakontrolluar, njashtu edhe larja e makinave si dhe mbushja e pishinave, kumtoi sot Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.
Ndërmarrja bën apel që qytetarët ta përdorin ujin racionalisht dhe nëse vërejnë ndonjë kyçje të paligjshme ta paraqesin në numrin 02 3073 010, kontakt@vodovod-skopje.com.mk ose ëëë.vodovod-skopje.com.mk.
“Konkretisht më 23 qershor 2025, konsumi ditor i ujit arrinte një rekord prej 356 000 metra kub, që do të thotë një konsum prej 700 litra ujë për kokë banori. Konsumi është shkaktuar nga përdorimi i pakontrolluar i ujit për ujitje të gjelbërimit, kopshteve dhe fushave, larjen e makinave dhe mbushjen e pishinave. Apelojmë deri te të gjithë qytetarët e Shkupit që ta përdorin ujin në mënyrë të përgjegjshme dhe racionale. Nëse vërejnë ndonjë lidhje të paligjshme, ta denoncojnë atë në numrin 02 3073 010, kontakt@vodovod-skopje.com.mk ose ëëë.vodovod-skopje.com.mk. Me lidhjet në të egër shkaktohet dëm i drejtpërdrejtë në sistemin e furnizimit me ujë dhe cilësinë e furnizimit me ujë për të gjithë përdoruesit në Qytetin e Shkupit”, thonë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.
