Agjencia Zhurnal.mk

4 viktima dhe 101 raste të reja me Covid 19 në Maqedoni

Shkup, 3 qershor, zhurnal.mk – Gjatë 24 orëve të fundit, nga 970 teste të realizuara, 101 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në Shkup janë regjistruar 59 raste të reja, në Kumanovë 12, në Shtip 7, Prilep 1, Tetovë 5, Strugë 6, Veles 1, Ohër 1, Kavadarci 1, Gostivar 3, Koçani 3, Probishtip-2.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit katër pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Një viktimë është nga Shkupi, një nga Kumanova, një nga Prilepi dhe një nga Tetova.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 10 pacientë të shëruar. Tetë pacientë nga Tetova dhe 1 nga Velesi.

Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 2.492 persona me koronavirus, prej të cilëve 1605 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 144 pacientë. Për momentin ka 743 raste aktive.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!