Rritje prej 5,2 për qind të prodhimtarisë industriale në mars në nivel vjetor

nga D. V.

Shkup, 30 prill – Prodhimi industrial në mars të këtij viti është zvogëluar për 5,2 për qind krahasuar me muajin mars të vitit të kaluar, ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar për dy për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS).

Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit  mars të vitit 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rënie nga 1,5 për qind, në sektorin Industria përpunuese shënon rritje nga 4,8 për qind, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje nga 12,9 për qind.

ESHS sqaron se rritja në sektorin e Industria përpunuese është kryesisht rezultat i rënies së prodhimit në departamentet e mëposhtme: Prodhimi i produkteve të duhanit, Prodhimi i letrave dhe produkteve të letrës, Printimi dhe prodhimi i mediave të regjistruara (regjistrat), Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike- Prodhimi i produkteve të gomës dhe plastike,Prodhimi i produkteve të tjera minerale jometalike, Prodhimi i metaleve, Prodhimi i pajisjeve elektrike dhe Prodhimi i automjeteve motorike, rimorkiot dhe gjysmërimorkio.

Te prodhimi i makinerive dhe paisjeve të papërmendura në vend tjetër ka rritje prej 15,1 për qind, ndërsa te Prodhimi i automjeteve motorike, rimorkiot dhe gjysmërimorkio prej 7,1 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin mars të vitit 2025, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Energjia për 13,8 për qind, Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 24,3 për qind, derisa rënie vërehet te Produktet kapitale për 8,4 për qind dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 8,6 për qind i Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 3,0 për qind.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More