Rritje të çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me mesatare prej 0,25 për qind në lidhje me Vendimin e 13 shtatorit

Shkup, 20 shtator – Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit solli vendim me të cilin nuk ndryshojnë çmimet me pakicë të benzinës Eurosuper BS-95, Eurosuper BS-98, derisa çmimet me pakicë të Eurodisel (D-E V) zvogëlohen për 1,5 denarë për litër në krahasim me çmimin për pakicë të konfirmuar të derivateve dhe karburantit të naftës për transport prej 13 shtatorit 2021.

KRE-ja kumtoi se çmimi me pakicë të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) po rritet për 1 denarë për litër, ndërsa çmimi me pakicë për mazutin M-1 NS është rritur për 0,786 denarë për kilogram dhe tani kushton 39, 181 denar.

Me vendimin e sotëm, KRE-ja i ka rritur çmimet me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 0,25 për qind në lidhje me Vendimin prej 13 shtatorit të vitit 2021.

Prej 21 shtatorit të vitit 2021 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: benzina motorike Eurosuper BS-95  -73 denarë për litër, benzinë motorike Eurosuper BS-98 -75 denarë për litër, karburant dizell Eurodisel BS (D-E V) -62 denarë për litër, vaj për djegie Ekstra e lehtë 1 (EL-1) -64 denarë për litër dhe mazut M-1 NS do të jetë 39,181 denarë për kilogram.

KRE-ja në kumtesë tregon se në periudhën e kaluar shtatëditore çmimet referente të bursave botërore shënojnë rënie. 

Related posts

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës: Problemi me internetin përkohësisht e ndërpreu regjistrimin

N E

Analizë: Çfarë pasoja shkaktoi pandemia në ekonominë e Maqedonisë së Veriut?

Z H

Zaev-Tsipras: Marrëveshja e Prespës e obligon BE-në të largon pengesat për integrimin e RMV-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More