Rrjedh në rrjetet sociale certifikata COVID-19 e Macronit

Kodi QR i presidentit francez, Emmanuel Macron u zbulua sot në rrjetet sociale Snapchat dhe Twitter, ku emri i tij, data e lindjes dhe vaksinimet dhe lloji i vaksinës së coronavirusit që mori janë të dukshme.

Pallati Elysee, selia e zyrës së presidentit, njoftoi se një dokument privat ishte publikuar në internet, si rezultat i sjelljes së paligjshme, qoftë aksidentale apo e qëllimshme. Pallati presidencial nuk ka njoftuar ende nëse Macronin do të marrë një kod të ri QR.

Autoritetet shëndetësore franceze kanë qasje në një sistem të centralizuar të certifikatave të vaksinimit. Një nga punonjësit vuri në qarkullim certifikatën e Macronit, megjithëse është e paqartë se çfarë synonte të arrinte me këtë, sipas Pallatit Elysee.

Kode të tilla gjenden në certifikatat franceze të COVID-it që kërkohen për të hyrë në muze, teatro, kinema, kafene dhe restorante, dhe për të udhëtuar me aeroplan ose tren në distanca të gjata.

Në Francë, më shumë se 70 për qind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar. Numri i të infektuarve rishtas vazhdon të bjerë dhe kohët e fundit ishte rreth 76 për 100 mijë banorë gjatë shtatë ditëve. Macron u diagnostikua me coronavirus në dhjetor dhe u vaksinua në muajin maj të këtij viti. 

Related posts

Të gjitha helmimet e pushtetit të Putinit: Nga Alexander Litvinenko tek Alexei Navalny

D V

Belgjika shqyrton reduktimin e ditëve të punës

Z H

Downing Street konfirmon se Boris Johnson do të riorganizojë kabinetin e tij

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More