Rrjetet sociale nuk po funksionojnë në shumë vende të botës

Facebook dhe platformat e tij Instagram dhe WhatsApp nuk po funksionojnë në disa pjesë të botës të hënën pasdite. Edhe në Kosovë është raportuar për probleme në qasje.

Agjencia Reuters raporton se probleme janë raportuar edhe në funksionimin e Twitterit dhe Google.

Facebook ndërkohë tha se ishte “i vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme” dhe se po angazhohet për të rivendosur qasjen.

Kompania nuk ka treguar se çfarë e ka shkaktuar ndërprerjen.

Është normale ndonjëherë që faqet e internetit dhe aplikacionet të kenë ndërprerje, megjithëse problemet një në shkallë globale janë të rralla.

Përdoruesit në SHBA dhe Evropë raportuan se nuk ishin në gjendje të hynin në Facebook.

Related posts

Video-loja FIFA 22 vjen në muajin tetor – publikohet një video e shkurtër promovuese

D V

Një “haker” tregon se si të dallojmë kamerat e fshehura në një dhomë hoteli – dhe jo vetëm!

D V

“Sigurohuni nga sulmet kibernetike”: Në Kosovë vjen edicioni i dytë i konferencës HACK to LEARN and PROTECT

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More