Rrufeja godet harkun e lashtë romak pranë Koloseumit – e njëjta stuhi rrëzon pemë dhe përmbyt rrugët e kryeqytetit italian

nga Xh M

Rrufeja ka dëmtuar një hark 1,700 vjeçar pranë Koloseumit të Romës në Itali, duke bërë që blloqe mermeri të bien në tokë.

Bëhet e ditur se një stuhi e fuqishme hoqi pjesë nga Harku i Konstandinit, strukturë kjo e lashtë dhe rreth 20 metra e lartë.

Punëtorët nga Parku Arkeologjik i Koloseumit u panë duke rikuperuar blloqet e rëna, shkruan skynews.

Në një deklaratë, organizata tha: “Puna e rikuperimit nga teknikët ishte në kohë. Punëtorët tanë mbërritën menjëherë pas goditjes së rrufesë. Të gjitha fragmentet u gjetën dhe u siguruan”.

Gjithashtu, stafi me anë të vinçit u ngrit lart dhe vlerësoi shkallën e dëmit të shkaktuar.

Ndryshe, struktura besohet se u ndërtua në vitin 315 pas Krishtit për të festuar fitoren e perandorit Konstandin mbi Maxentius, pas betejës së urës Milvian.

E njëjta stuhi rrufeje që shkaktoi dëmet ka rrëzuar edhe pemë dhe ka përmbytur rrugët në kryeqytetin italian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More