Rrufeja vret 14 fëmijë në një kamp refugjatësh në Ugandë

nga Xh M

Një goditje nga rrufeja në një kamp refugjatësh në Ugandë ka vrarë 14 persona, ka njoftuar policia e vendit.

Sipas policisë, nga goditja 34 të tjerë kanë pësuar lëndime. Një zyrtar bëri të ditur se të gjithë ata që vdiqën ishin fëmijë. Siç raportohet, incidenti ndodhi në vendbanimin e refugjatëve Palabek në veriperëndim të vendit.

Kohët e fundit në zonë janë parë reshje të dendura shiu me vetëtima.

Palabek është shtëpia e më shumë se 80,000 refugjatëve dhe azilkërkuesve, sipas agjencisë së refugjatëve të OKB-së.

Shumë prej tyre janë nga Sudani Jugor fqinj.

Ndryshe, katër vjet më parë, rrufeja vrau 10 fëmijë në qytetin Arua, gjithashtu në veriperëndim të Ugandës.

Fëmijët u goditën teksa po luanin futboll.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More