Rruga Borçe Koçovski në Tetovë, Kasami: Prioritet për investime në këtë vit

nga Xh M

Tetovë, 15 shkurt – Kjo është rruga Borçe Koçovski në Tetovë, shumë afër qendrës së Tetovës, por e shkatëruar në infrastrukturë.

Banorë ankohen për infrastrukturën rrugore por edhe për mbylljen e rrugës, pasi komuna e Tetovës ka ndaluar qasjen tek rruga e Butiqeve.

“Shikoni dikujt i vinë mir kjo rruga dikujt keq, ato me vetura ju vin keq se është bllokuar kjo rrugë, por ato që kanë duqane mirë, inshalla e ndërtojnë edhe këtë rrugë”, u shpreh një banorë.

“Na pengon kjo rrugë, një herë komunikacioni është i ngarkuar. Ende me shumë është bllokuar nga bllokimi i rrugës të Butiqeve, së paku të kishin bërë nje rrugë kaluese se këtu shumë vështirë është nuk mund komunikojnë njerëzit lëvizjen e lirë nuk e kanë”, tha një banor.

Kreu i Tetovës Bilall Kasami, tha se rruga Borçe Koçovski është prioritet për investime të këtij viti. Ndërsa tha se rruga do të hapet nga xhamia Gam- Gam deri tek lumi Shkumbim, por së pari të instalohen shtyllat e hidraulikut tek rruga e Butiqeve.

“Është një ndër projektet e parapar për renovim rikonstruim,të asaj rruge. Në bazë të vendimit të fundit të Këshillit komunal, ajo rrugë do vazhdon të hapet edhe tek xhamia Gam- Gam dhe do vazhdon deri tek lumi, prandaj nuk do jetë e bllokuar si rrugë. Për momentin ende nuk janë instaluar hidraolikët të cilët do kontrollojn hyrjet daljet tek rruga e Butiqeve që të mund të leshoj komplet rrugën që përmendët ju, po sigurisht do të jetë në prioritet në investimet e vitit 2025-të, kjo rrugë për rikonstruim të përgjithshëm”, deklaroi Kasami.

Nga ana tjeter komuna e Tetovës vazhdon punimet në Bulevardin Bllagoja Toska, VS. Bato dhe ndërtimin e bulevardit Boris Kidriç i cili bulevard buxhetit të Tetovës do ti kushtojë 200 mijë euro.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More