Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Rruga drejt, debat për proceset gjyqësore në vend

Shkup, 25 shkurt, Zhurnal.mk – Në fokusin e debatit në “Rruga drejt” në Alsat-M sonte janë vendimet për rastet gjyqësore: Monstra, Almiri, Alfa por edhe ikja e ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov.

Opozita shqiptare thotë se zbardhja e rastit “Alfa” do ta ketë fatin e rastit “Monstra”, ndërsa nga partia shqiptare në pushtet thonë se me vendimin e Qeverisë që video incizimi të zbardhet me asistencë ndërkombëtare, do të dalin prova të reja që mund t’i lirojnë të dënuarit për këtë rast.

Deputeti i partisë Aletrnativa, Skender Rexhepi u shpreh i prerë se para se të ndodh vetingu në gjyqësor e prokurori duhet të ndodh në Qeveri. Sipas tij zhvillimet e fundit me ish shefin e DSK-së kishin për qëllim që të fusin nën hije dënimet e shqiptuara për rastin “Monstra”. Për Rexhepin është e papranueshme se si mundet që një person ndaj të cilit ishte shpallur fletarrest ndërkombëtar dhe intern, të vije në këmbë dhe të paraqitet në prokurori. Kjo tha ai është skandal, po jo i vetëm, sepse ai vlerëson se Mijallkov pas paraqitjes në Prokurori duhej të dërgohej në Burgun e Shutkës dhe jo në arrest shtëpiak, sepse rreziku nga ikja nga arresti shtëpiak është shumë më e madhe se çdo gjë tjetër.

E para, para se të ndodh veting në prokurori apo në drejtësi, duhet të ndodh veting në Qeveri. Sepse është tallje me qytetarët një aktrim i tillë, një teatër i tillë, ku personi i cili ishte personaliteti më i dëmshëm në qeverisjen e Gruevskit dhe bëhet mik i zyrtarëve qeveritarë, dhe njëkohësisht gjithë ai aktrim i ikjes s atij dhe kthimit ishte pjesë e një loje që bën pushteti për defokusim të rastit “monstra”, me çka tentonin të zbusnin atë shkelje juridike dhe ligjore që e bënë mbi rastin “Monstra”. Mijallkov ishte mik i Gruevskit por tash është mik i Qeverisë, dhe kjo është e vërtetë publike. Personi për të cilin bëhet kërkesë për fletarrestim ndërkombëtar dhe intern, ai vjen në gjendje që vetvetiu në këmbë të paraqitet në Prokurori. Imagjinoni i kalon gjithë policinë, sigurimin, kërkohej në gjithë vendin, dhe atij i jepet liria që ai në këmbë të paraqitet në Prokurori. Ç’është më e keqja Prokuroria sjell vendim që të vazhdoje ai arrest shtëpiak, në raste të tilla ai duhet të dërgohet në burgun e Shutkës. Sepse dyshimi që ai mund të ikë edhe nga arresti shtëpiak është shumë i madh se gjithçka tjetër. Pushteti në këtë rast bën një shkelje të rëndë të të gjitha vlerave demokratike gjyqësore. Dhe besoni se vetingu i gjyqësorit apo prokurorisë është çështja më e vogël që tash duhet në kohën kur duhet të bëhet veting i Qeverisë Kjo qeveri duhet të jap përgjegjësi për këtë shkelje të rëndë dhe talljen që bën me qytetarët me këtë aktrim të ikjes dhe kthimit. Personalisht mendoj se BDI-ja duhej të ishte e zëshme dhe të kërkojë dorëheqjen dhe t’i bashkangjitet nismës tonë ëpr interpelancë të ministrit të brendshme, tha Skender Rexhepi, Alternativa.

Zhvillimet e fundit me ish shefin e DSK-së Sasho Mijallkov sipas deputetit të BDI-së Arbër Ademi nxjerrin në pah domosdoshmërinë e një vetingu si në gjyqësor, në prokurori dhe në institucionet e tjera. Ai pa mos dashur të apostrofoj fajtorin për zhvillimet rreth arratisjes e më pas paraqitjes së Mijallkovit, tha se prokuroria ka pasur mundësin në ditën kur janë thënë fjalët përfundimtare të kërkoj arrest shtëpiak, për ish shefin e DSK-së.

Nuk dua të prejudikoj edhe të improvizoj lidhur me atë se çka në të vërtetë ka ndodhur për ato 40 orë, besoj se përgjigje adekuate duhet të japin institucionet, por megjithatë zhvillimet e fundit konfirmojnë politikat tona të drejta dhe të domosdoshme për një veting të tërësishëm, veting edhe gjyqësorit edhe prokurorisë edhe politikanëve, skenës politike. Kjo është një kërkesë e vjetër dhe insistim i vjetër i BDI-së, si parti inauguruese e këtij koncepti e kësaj zgjidhjeje që me të vërtet gjyqësori, prokuroria dhe institucionet tjera të spastrohen dhe të vij në shprehje profesionalizmi. Siç e dini ditën e premte kanë qenë fjalët përfundimtare dhe prokuroria qysh ën ditën e premte ka mundur që të kërkoj paraburgim shtëpiak”, tha Arbër Ademi, deputet i BDI-së.

Postime të ngjashme

Zaev: Koncepti Partneritet i hapur qeveritar kontribuoi që vendi të transformohet nga shtet i robëruar në shembull transparent dhe progresiv

R Zh

Ish drejtori i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov dërgohet në spitalin privat në Shkup

R Zh

Kuvendi debaton për strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit

B L

“Situata është serioze, rritet presioni mbi kovid-qendrat”

B L

Arjanit Hoxha me fakte demanton portalet ndaj akuzave për shpenzimet e tij (dokument)

R Zh

Frika nga arratisja, Mijallkovit i shqiptohet masa e paraburgimit për lëndën Thesari

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...