Agjencia Zhurnal.mk

Rruga drejt EURO 2020: Tashmë dihen 20 nga 24 Kombëtaret që do të marrin pjesë

Pasi 55 vendet anëtare të UEFA-s i luajtën disa ndeshje, lista e 24 Kombëtareve që do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian 2020 është afër kompletimit, pasi që tani dihet 20 prej këtyre skuadrave.

Shumë prej vendeve më të mëdha të Evropës janë gati për EURO 2020. Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha Kombëtaret që tashmë e kanë siguruar një vend në këtë garë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, për disa vende të tjera ka edhe një mundësi të dytë për kualifikim në EURO 2020. Vetëm katër nga 16 Kombëtaret që do të garojnë në këtë rrugë do t’ia dalin qëllimit të vet.

Këto 16 ekipe kombëtare do të ndahen në katër grupe, varësisht nga pozita dhe paraqitjet e tyre në Ligën e Kombeve.

Islanda, si e vetmja skuadër nga Liga A, do të jetë në Rrugën A. Ndërsa, tri ekipet kundërshtare të saj do të mësohet të enjten, në shortin që do të mbahet.

Faza e playoffs

Rruga A: Islanda/ TBD / TBD / TBD

Rruga B: Bosnja / Sllovakia / Irlanda/ Irlanda Veriore

Rruga C: Skocia, Norvegjia, Serbia / TBD

Rruga D: Gjeorgjia / Maqedonia e Veriut/ Kosova / Bjellorusia

TBD: Bullgaria, Izraeli, Rumania dhe Hungaria mund të radhitet në Rrugën A ose C, varësisht nga shorti.

Gjysmëfinalet e play-offs do të zhvillohen më 26 mars të vitit 2020, ndërsa finalet më 31 mars.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...