Rruga “Hristijan Todorovski Karposh” në Çair, prej sot do të quhet rruga “Nënë Tereza”

nga D V

Shkup, 26 gusht –  Rruga “Hristijan Todorovski Karposh” në Çair të Shkupit është riemëruar në rruga “Nënë Tereza”, përcjell TV21. Rruga u përuruar nga zv/kryeministri Izet Mexhiti dhe nga kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

“Rruga kryesore e Çairit, nga sot, do të mbajë emrin e bijës dhe nobelistes shqiptare nga Shkupi, Nënë Tereza. Në përvjetorin e 114-të të lindjes së humanistes Nënë Tereza, me krenari dhe respekt përuruam emrin e ri të rrugës kryesore të Çairit, e cila tani do të mbajë emrin e kësaj figure të madhe shqiptare. Më parë, kjo rrugë njihej si “Hristijan Todorovski Karposh”. Çdo ditë, mijëra qytetarë kalojnë në këtë rrugë, dhe tani, me një ndjenjë të veçantë mburrjeje, ata do të përkujtojnë dhe nderojnë Nënë Terezën, duke e kthyer këtë rrugë në një simbol të dashurisë dhe humanizmit që ajo përfaqëson”, tha Izet Mexhiti, zv/kryeministër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More