Rruga nga Pantelemoni deri në Vodno të Mesme për shkak të ngricave nuk është e sigurt për automjete motorike

nga D V

Shkup, 20 janar – Qendra për Menaxhim me Kriza informon se rruga mes Pantelemonit në Nerez të Epërm dhe Vodno të Mesme nuk është e sigurt për lëvizje të automjeteve motorike dhe bëjnë thirrje që të mos shfrytëzohet për shkak të ngricave.

Në këtë shtrirje, siç thonë nga QMK, dje ishin bllokuar disa vetura dhe sot duhet të dërgohet makinë për intervenim.

“Pas raportimeve që arritën nga QMK deri te kompetentët, është marrë njoftim nga NP Rrugët e Maqedonisë se kjo rrugë është nga kategoria e 4-t e prioritetit dhe se dje nuk kishin makina të lira për intervenim, sepse të njëjtat ishin për pastrim në rrugën Kërçovë – Ohër dhe në Kodër të Diellit dhe se sot rreth orës 10 do të dërgojnë makinë dhe të intervenohet”, thuhet në informacionin nga QMK.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More