Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

nga Xh M

Prizren, 2 gusht – Sot janë nënshkruar kontratat për realizimin e Rrugës Prizren-Tetovë, me gjatësi prej 20.350km, përkitazi ndërtimin e Rrugës Prizren-Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë), për Lot 1 në vlerë prej 7,999,999.00 euro, si dhe Lot 3 në vlerë prej 8,346,804.38 euro.

Kjo rrugë i lidhë dy autostrada ndërkombëtare të cilat kalojnë në të dy anët e maleve të Sharrit, dhe lidhja e këtyre dy rrugëve në pikën më të afërt mes tyre, përveç se i afron dy qytetet dhe dy shtetet tona, ajo mundëson edhe hapjen e një korridori të ri rrugor me ndikim ekonomik për të dyja vendet.

OSHP ka kthyer në rivlerësim Lotin 2.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More