Shkup, 29 shtator – Derisa Republika e Kosovës, po punon intenzivisht në teren për hapjen e rrugës Prizren-Tetovë, RMV-ja ende nuk ka formuar grupin e punës që do te bëj përzgjedhjen e projektit dhe mbikëqyrjen e tij. Me një shkrim në rrjetin social Facebook zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shqairi, ka shkruar se shumë shpejt do të formohet grupi prej 10 anëtarësh pesë nga Kosova dhe pesë nga vendi ynë dhe në fillim të Tetorit do të nënshkruhet marrëveshja.
“Në koordinim me Ministrin Liburn Aliu, kemi vendosur që së shpejti të nënshkruajmë një marrëveshje projektimi dhe të krijojmë një grup punues, në përputhje me memorandumin e mëparshëm të nënshkruar. Ky grup punues do të përbëhet nga pesë anëtarë nga dy shtetet, duke bërë një total prej dhjetë anëtarësh, të cilët do të kenë për detyrë përzgjedhjen e projektuesit të projektit dhe më pas mbikëqyrjen e implementimit të tij.”, ka shkruar Shaqiri.