Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Rruga Strugë – Qafë Thanë e shkatërruar, ministri Boçvarski i pa njoftuar me gjendjen e saj

Strugë, 6 shtator – Aksi rrugor nga Struga drejt Qafë Thanës, një nga arteriet rrugore më të rëndësishme në vend, ka degraduar tërësisht. Vetëm disa kilometra e gjatë, por duket sikur rruga nuk mbaron asnjëherë për shkak të dëmtimeve.

Janë krijuar vrima të mëdha dhe arrnime në çdo metër, rruga në këtë gjendje është prej disa vitesh. Përveç transportit dhe bizneseve që kanë dy vendet fqinje, kjo rrugë më e frekuentuar është gjatë verës nga qytetarët që bëjnë pushime në Shqipëri.

“Jemi në rrugën magjistrale e cila lidh Strugën me kufirin Qafë Thanë. Kjo rrugë prej dekadash është e shkatërruar dhe janë krijuar gropa të mëdha, andaj veturat detyrohen në korsinë tjetër për të shmangur ato, sepse disa nga to si kjo prapa meje janë edhe të pakalueshme. Ka pasur premtime të shumta nga autoritetet por pa një afat të caktuar për sanimin e kësaj rruge”.

Për këtë rrugë autoritetet disa herë kanë dhënë premtime se do të sanohet, por deri më tani asgjë konkrete nuk është ndërmarrë. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoja Boçvarski si duket nuk ishte i njoftuar me gjendjen e kësaj rruge dhe premtime që i kanë bërë ish-ministrat e kësaj ministrie.

“Këtë informacion pas takimit me drejtorin e Ndërmarrjes publike  për rrugë shtetërore të Maqedonisë kur të njoftohem saktë me këtë pjesë do t’ju njoftojmë më gjendjen e kësaj pjese dhe do të bëjmë gjithçka të vazhdohet me realizimin të fillohen me punimet në këtë pjesë”, tha Bllagoja Boçvarski-ministër i Trasportit dhe Lidhjeve.

Rruga është kthyer një problem serioz edhe për banorët e fshatrave përreth, të cilët u duhet të kalojnë aty çdo ditë. Situata për përdoruesit e rrugës bëhet më e vështirë gjatë natës. Kjo për faktin se dëmtimet dhe gropat nuk shihen. Në vitin 2018 banorët e fshatrave përreth kanë protestuar duke bllokuar këtë rrugë por siç duket kërkesat dhe protesta e tyre janë një arritje e mbetur në tentativë.

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...