Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Rrugët e Libanit në tym e zjarr për të shtatën ditë me radhë

Për të shtatën ditë me radhë, protestuesit kanë dalë në rrugë dhe kanë djegur goma për të bllokuar rrugët në Liban.

Pakënaqësia po shkaktohet nga një krizë ekonomike që po zgjatë  më shumë se një vit dhe shtatë muaj paralizë politike, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

“Ne kemi thënë disa herë se gjendja do të përshkallëzohet, sepse shteti nuk bën asgjë, thotë Pascale Nohra, i cili po proteston në Jal al-Dib.

Të hënën, disa hyrje në kryeqytetin Bejrut u bllokuan dhe në qytetin e Tiros, një burrë u përpoq të digjte veten, por u ndalua.

Kur Libani u zhyt në një krizë financiare më 2019, qindra mijëra njerëz dolën në rrugë në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë së vendit.

Dhjetëra mijëra punëtorë kanë humbur vendet e tyre të punës dhe uria po përhapet.

Pas shpërthimit në portin e Beirutit, qeveria dha dorëheqjen, por pasardhësi i emëruar në postin e kryeministrit, Saad al-Hariri, nuk ka arritur të formojë një qveri të re për shkak të ngërçit politik midis tij dhe presidentit Michel Aoun.

Postime të ngjashme

Bilanci i Covid 19/ Mbi 3 milionë humbje jete në mbarë botën

R Zh

Ushtria amerikane “zbarkon” në Durrës

R Zh

Biden tërhiqet nga vendimi për kapacitetin e pranimit të refugjatëve

R Zh

Xi Jinping merr pjesë në samitin e klimës Kinë-Francë-Gjermani

R Zh

AstraZeneca vaksina më e përdorur në botë

N E

Sergey Lavrov hedh poshtë ndryshimin e kufijve në territorin e ish-Jugosllavisë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...