Agjencia Zhurnal.mk

Rrugët, parqet dhe qendrat tregtare në Shkup të zbrazëta, qytetarët i respektojnë rekomandimet

Shkup, 12 mars, zhurnal.mk – Rrugë të zbrazëta, parqe dhe qendra tregtare pa njerëz – është pamja e Shkupit këtë mëngjes, pasi mbrëmë në botë coronavirusi u shpall si pandemi.

Si masë mbrojtëse, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi t’i mbyllë shkollat, kopshtet dhe universitetet.

Pas rekomandimeve të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duket se qytetarët i respektojnë dhe e kanë kufizuar lëvizjen e tyre.

Deri tani zyrtarisht në Maqedoni janë konfirmuar nëntë raste të infektimit me coronavirus, ndërsa qindra të tjerë janë në izolim, pasi kanë pasur kontakte me të infektuarit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...