Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Rrumbullakësohet faza parakualifikuese për tenderin për hekurudhën drejt Bullgarisë

Shkup, 12 shkurt– Aktivitete të sërishme në terren për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë në fillim të gjysmës së dytë të vitit, pas rrumbullakësimit të fazes rrjedhëse parakualifikuese dhe tenderit të ardhshëm për zgjedhje të kryesit të dy akseve të para, pret drejtori I NP Hekurudhat e Maqedonisë Infrastruktura, Hari Lokvenec.

Faza parakualifikuese për këtë project, që ishte hapur më 5 janar, përfundon më 15 të këtij muaji në orën 10:00, kur do të dihet se sa kompani gjithsej kanë paraqitur interes për pjesëmarrje në tender që duhet të shpallet dhe me të cilin do të zgjedhet kompania që do t’I ndërtojë akset Kumanovë-Bellakovc dhe Bellakovc-Kriva Pallankë.

“Nuk është I vogël numri I kompanive të cilat në këtë moment janë të interesuara për pjesëmarrje në projektin për ndërtim të dy fazave të para drejt Bullgarisë. Kjo për ne është jashtëzakonisht me rëndësi duke mbajtur llogari se intenca kryesore e jona është që nga numri sa më i madh i kompanive ta zgjedhim më të mirën dhe përfundimisht ky projekt I filluar në shekullin e kaluar, ta çojmë në fund dhe të bëhet realiet për qytetarët e Maqedonisë”, thotë Lokvenec në intervistë për MIA.

Qëllimi ynë, theksoi, është deri në fund të shkurtit të kemi evaluuar dhe zgjedhur listë të shkurtë të kompanive të kualifikuara të cilat do të merrnin pjesë në tenderin kryesor me oferta të veta. Bëhet fjalë për një tender në dy lote. Shpresoj se deri në fund të shkurtit ta marrim listen e shkurtë dhe ta publikojmë tenderin duke mbajtur llogari se bëhet fjalë për tender ndërkombëtar. Periudha e përgatitjes së dokumentacionit për ofertë finale është 90 ditë, që do të thotë se deri në fund të majit duhet të përfundojë procesi, afati për parashtrim të ofertave, dhe pas kësaj mbetet të presim periudhë prej dy-tre javëve në të cilën do të kryhej evoluimi final dhe do ta merrte ndërmarrja kryese, sqaron Lokvenec.

Ai thotë se kompania dhe të gjithë të angazhuarit po bëjnë gjithçka që përfundimisht projekti të bëhet realitet, si dhe se janë në mundësi t’I konfirmojnë dhe mënjanojnë të gjitha pengesat për realizimin e tij.

“Për tenderin e tanishëm që e hapim për hekurudhën drejt Bullgarisë dhe për fillim të ndërtimit për çka shpresoj se do të fillojë në fillim të gjysmës së dytë të vitit, supozoj gjatë korrikut, kjo sinqerisht është shpresë e imja, e tërë kompania dhe të gjithë të angazhuarit rreth realizimit japin gjithçka nga vetja që kjo të bëhet realitet. Konsideroj se literalisht të gjitha pengesat t’I detektojmë dhe që tani në mënyrë preventive t’I mënjanojmë”, thotë Lokvenec.

Siç thotë, sipas vlerësimeve të projektantëve është paraparë faza e pare dhe e dytë së bashku të realizohen në afat prej 36 muajve. Shpreson se faza e pare ku janë realizuar 54 për qind e punëve ndërtimore, por u ndërprenë pasi q kryesi kërkoi ndërprerje të Marrëveshjes, do të duhej të përfundojë për afërsisht gjysma e kësaj periudhe të paraparë.

Konstruksioni financiar për të dy fazat është siguruar perms Bankës evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim dhe mjetet, theksoi, për momentin po realizohen. Për aksin e tretë perms programit IPA 2 janë siguruar 60 milionë euro grant investues, që, potencoi Lokvenec, duhet të fillojmë t’I shpenzojmë sa më pare.

Sipças Lokvenec, obligimet që I kanë edhe si kompani edhe si shtet lidhur me sigurimin e tërë dokumentacionit dhe të gjitha parakushtet rreth fazes së tretë do t’I përfundojnë në tërësi gjatë disa muajve në vijim.

“Drejtpërdrejtë në bazë ditore I përpunojmë çështjet lidhur me realizimin e fazes së tretë. Jemi në fazë të përpunimit të miratimit të projektit infrastrukturor, në të njëjtën kohë paralelisht me atë procedure shkon edhe miratimi I projektit fillestar, paralelisht po përpunohet dokumentacioni I tenderit, si për inxhinier mbikëqyrës, ashtu edhe për ndërtim. Në të njëjtën kohë tentojmë të sigurojmë mjete shtesë të granteve të cilat sinqerisht shpresoj se do të jenë në shumë më të madhe nga ato të cilat I kemi siguruar më pare për fazat e tjera gjatë shkurtit”, thotë Lokvenec.

Për ndërlidhjen hekurudhore me Bullgarinë është krijuar grup I punës në[ nivel teknik, por, siç sqaron, ajo për shkak të pandemisë me kovid-19 ende nuk ka filluar intensivisht të punojë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Zjarr i madh nga pasditja po tërbon në Rankovc, ka edhe shtëpi të djegura

D V

Minsitri Filipçe: Pjesa më e madhe e të infektuarve, janë të ardhurit nga jashtë vendi

D V

Koçani është duke u djegur, banorët në panikë

D V

Zaev: Sot jemi shtet i pavarur dhe gjithçka varet nga ne

D V

Maqedonia e Veriut me pesë zjarre aktive serioze dhe disa të vogla

D V

Postat e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë nënshkruan Protokoll për bashkëpunim afarist në kuadër të “Ballkanit të Hapur”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...