Redaksia e RTVSH ka hequr lajmin mashtrues rreth një takimi të së ngarkuarës me punë VanHorn me gjyqtarin Bani, pas publikimit në gazetën Tema.
Një gazetar i redaksisë i tha gazetës Tema se lajmi u botua pa u verifikuar, pasi dikush ia përcolli në telefon gazetarit.
Gazetari nuk e saktësoi se nga kush u manipulua, por redaksia hoqi lajmin pasi gazeta Tema e publikoi atë si të rremë.
RTVSH po kalon një periudhë kaosi dhe keqpërdorimi politik për shkak të mungesës së drejtuesve të saj dhe punësimit të gazetarëve partiakë. Kryetedaktor i lajmeve ne rtsh eshte Kreshnik Mersinallari. Ai u emerua ne janar te ketij viti. Më parë ka punuar tek RD dhe “55”.