Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ruanda, testet COVID-19 do të jenë në dispozicion falas

Nsanzimana tha se përfituesit e testeve falas duhet të kenë pasur kontakt të ngushtë me një rast pozitiv ose të jenë pacientë të prekur nga COVID-19.

Ruanda ka vendosur që të gjitha qendrat shëndetësore në mbarë vendin të kryejnë testet diagnostikuese për koronavirusin e ri (COVID-19) falas, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës New Times, e cila citoi drejtorin e përgjithshëm të Qendrës Biomjekësore të Ruandës (RBC), Dr. Sabin Nsanzimana, qendra që drejton ai që nga java e kaluar ka shpërndarë teste të shpejta diagnostikuese në qendrat shëndetësore.

Nsanzimana tha se përfituesit e testeve falas duhet të kenë pasur kontakt të ngushtë me një rast pozitiv ose të jenë pacientë të prekur nga COVID-19.

Ai tha se testet e shpejta diagnostike janë “shumë të sakta”.

Po ashtu edhe në një postim në rrjetet sociale, Nsanzimana njoftoi se kushdo me simptoma COVID-19, të tilla si ethe, gulçim ose kollitje, “të merret urgjentisht për t’u testuar”.

Ruanda deri më tani ka konfirmuar 7.970 raste të konfirmuara me COVID-19, përfshirë 74 vdekje dhe 6.289 të shëruar.

Postime të ngjashme

Hungaria mbyllet sërish

T E

Reagime mbi vendimin për të hetuar krimet në territoret palestineze

T E

Tërmet i ri, edhe më i fortë në Zelandën e Re, me magnitudë prej 7,4 ballë

T E

Sulmi terrorist në Suedi, ja çfarë deklaroi policia: Agresori një 20 vjeçar nga Afganistani

S.B.

Pavarësisht vrasjeve, në Mianmar vazhdojnë protestat

S.B.

Sa % e zviceranëve kanë antitrupa

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...