Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Ruçi letër grupeve parlamentare për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ, 9 shtatori afati i fundit

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u ka dërguar një letër të gjithë grupeve parlamentare për ngritjen e Komisionit për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ.

Afati i fundit për propozim për anëtar është në datën 9 shtator, thuhet në letër.

“I nderuar zoti Kryetar, Bazuar nenin 17 pika 3 të ligjit nr.101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, Kuvendi ka detyrimin për të ngritur komision të posaҫëm parlamentar, me përfaqësim propocional nga çdo grup parlamentar, për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kanditaturave të paraqitura për vendin e Komisionerit, anëtarëve të Rregullatorit dhe të KAS-it.

Ju bëj me dije se propozimin tuaj për anëtar në komisionin e posaҫëm duhet ta paraqitni pranë Kuvendit brenda datës 09.09.2020″, shkruhet në letër.

Ditën e djeshme, Presidentit i Republikës, Ilir Meta dekretoi 25 prillin 2021 si datën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Postime të ngjashme

“BE po ju ndjek nga afër” Soreca: Vetëpërmbajte, shmangni dhunën

S.B.

“Ish-ushtarakë dhe ish-punonjës policie të përfshirë”, Veliu: Ja si ndodhi konflikti në Elbasan

S.B.

PS mbyll fushatën për Tiranën, Rama mesazh patronazhistëve: Asnjë frikë, prej atyre që kanë kapur alltiet e marrëzisë që të ndalin të pandalshmen

S.B.

“Krim i shëmtuar”, OSBE kërkon zbardhjen e ngjarjes së Elbasanit. Reagon edhe Presidenti Meta

S.B.

Incidentet/ Meta thirrje ndërkombëtarëve: Të jenë më parimorë dhe të reagojnë në kohë

S.B.

Rama 3 ditë para zgjedhjeve: Ndalimi i disa iftareve mbrëmë nga paramilitarët e PD një çmenduri, thirrja ime është për qetësi, durim e besim

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...