Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Ruçi, pret delegacionin e PDK: Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë të kontribojë për mbrojtjen e të vërtetës për Luftën Çlirimtare të Kosovës

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti sot delegacionin e PDK, të kryesuar nga z. Enver Hoxhaj, Kryetar në detyrë i partisë. Në takim moren pjesë Zëvëndëskryetari i PDK, z. Xhavit Haliti, dhe Sekretari e Përgjithshëm, z. Uran Ismaili.

Gjatë takimit u bisedua mbi zhvillimet më të fundit në Kosovë. Z. Gramoz Ruçi vleresoi qendrimin dinjtoz te drejtuesve institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të UÇK-së dhe gatishmërinë e plotë të tyre për t’i dalë përballë drejtësisë dhe zbardhur të vërtetën e Luftës së madhe për shpëtimin e popullit të saj nga krimet monstruoze dhe gjenocidi i Serbisë.

Ne nuk duhet të lejojmë që të njolloset imazhi i Kosovës, i luftës së saj çlirimtare dhe i përpjekjeve për t’u ndërtuar, njohur e integruar si shtet i pavarur. E vërteta është se Kosova, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe udhëheqësit e saj ishin viktimat përballë agresorit dhe jo e kundërta. Vepra e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është çlirimi i Kosovës dhe pavarësia e saj, e arritur me mbështetjen e popullit të Kosovës dhe në partneritet me aleatët e mëdhenj dhe strategjikë të Shqipërisë, ShBA dhe NATO. UÇK-ja dhe populli kosovar kanë qenë në anën e duhur dhe të drejtë të historisë. Drejtësinë e kësaj lufte e ka vërtetuar koha. Në mbështetje të Kosovës, Kuvendi i Shqipërisë, prej vitit 1991, ka miratuar 18 Rezoluta dhe Deklarata, të cilat kanë kontribuar në ndriçimin e të vërtetës. Sot është i nevojshëm unifikimi i qëndrimeve politike e kombëtare të të gjitha institucioneve, forcave politike dhe zërave publikë, kombëtarë e ndërkombëtarë, të Kosovës dhe për Kosovën.”, nënvizoi Kryetari Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Z. Enver Hoxhaj falenderoi Kryetarin e Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për mbështetjen e fuqishme që Shqipëria i jep mbrojtjes së të vërtetës për Kosovën dhe kërkoi që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen, në mënyrë që komuniteti ndërkombëtar të bëhet dhe mbetet i qartë për të vërtetën e UÇK-së dhe luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, të mbështetur nga aleatët tanë strategjikë, ShBA, NATO dhe BE.

Postime të ngjashme

“Kush ka më shumë mandate…”, Bylykbashi tregon si zgjidhet kryeministri pas 25 Prillit

T E

Tërmeti i fortë në Greqi u ndje edhe në Shqipëri, qytetarët në Elasona dalin të trembur në rrugë e sheshe

T E

Zgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi: Pajisja e Identifikimit Elektronik demonstrohet në Kukës, e thjeshtë dhe e sigurt

S.B.

Zgjedhjet e 25 prillit/ Meta: Nuk pretendoj të jemi si Danimarka, por të paktën t’i ngjajmë Kosovës. Kush shet votën…

S.B.

Rama ironizon opozitën: Koalicion tragji-komik! Vetë Halim Kosova e tha se ku janë ata në këtë luftë…

S.B.

“Të mbrojmë votën” – Meta: Nëse do funksiononte SPAK, s’do merrja iniciativa

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...