Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Ruçi uron kryeparlamentarin slloven për Ditën e Pavarësisë: Arritje të mëdha drejt demokracisë, avokate e integrimit të Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, z. Igor Zorčič, me rastin e Ditës së Pavarësisë dhe Unitetit.

Ruçi shkruan në mesazhin e tij se gjatë këtyre tridhjetë vjetëve, Sllovenia ka shënuar arritje të pakrahasueshme në rrugën e saj drejt demokracisë, zhvillimit, proposperitetit dhe prestigjit ndërkombëtar.

Kreu i Kuvendit shprehet më tej se Sllovenia është një vend mik e partner i Shqipërisë, e cila ka mbështetur anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe ka qenë e mbetet një avokate e integrimit europian të Shqipërisë dhe zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Me rastin e 30-vjetorit të Ditës së Pavarësisë dhe Unitetit të Republikës së Sllovenisë, në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në emrin tim personal Ju shpreh urimet më të përzemërta.
Shpallja e pavarësisë së Republikës së Sllovenisë nëpërmjet referendumit të 26 dhjetorit 1990 ishte një fitore e madhe e popullit slloven dhe hapi rrugën për përshpejtimin e ritmeve të zhvillimit politik, ekonomik e shoqëror si edhe për rritjen e mirëqenies së popullit slloven.
Gjatë këtyre tridhjetë vjetëve, Sllovenia ka shënuar arritje të pakrahasueshme në rrugën e saj drejt demokracisë, zhvillimit, proposperitetit dhe prestigjit ndërkombëtar. Sllovenia është sot një vend anëtar i Bashkimit Europian dhe NATO-s dhe me një ndikim të dukshëm në zhvillimet rajonale, europiane e marrëdhëniet ndërkombëtare.
Sllovenia është një vend mik e partner i Shqipërisë, e cila ka mbështetur anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe ka qenë e mbetet një avokate e integrimit europian të Shqipërisë dhe zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Mbështetja e Sllovenisë ka qenë një inkurajim i madh për avancimin e procesit të integrimit europian të vendit tonë.
Vendimi i Këshillit të Bashkimit Europian në daten 25 mars 2020 për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë, i bazuar në progresin e arritur në reformat dhe përmbushjen e kushteve të përcaktuara nga Këshilli, është rezultat edhe i mbështetjes së Skllovenisë, të cilën populli shqiptar nuk do ta harrojë kurrë”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Postime të ngjashme

Celibashi: 8 marsi, afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

T E

19 të vdekur nga Coronavirusi në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

T E

Arrestohet në Kukës shkupjani që dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët, ishte në kërkim ndërkombëtar

T E

E rëndë në Tiranë, 63-vjeçari godet me thikë djalin

T E

“Zgjedhjet”, Ministria e Brendshme: Zyrat për aplikimin e pasaportave dhe ID të hapura edhe sot

S.B.

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...