Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Ruçi, uron udhëheqësit e rinj të Kongresit të ShBA: Shqipëria, krenare dhe e përkushtuar për partneritetin strategjik me ShBA

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u ka dërguar letra urimi udhëheqësve të rinjtë zgjedhur të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës:

Senatorit Mitch McConnell, Kryetar i Grupit Republikan të Senatit; Senatorit James E. Risch, Kryetar i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit; Senatorit Charles E. Schumer, Kryetar i Grupit Demokrat të Senatit; Senatorit Robert Menendez, Kryetar i Grupit Demokrat në Komitetin për Çështjet e Jashtme të Senatit; Përfaqësuesit Gregory W. Meeks, Kryetar i Komitetit për Çështjet e Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve; Përfaqësuesit Steny Hoyer, Kryetar i Grupit Demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve; Përfaqësuesit Kevin McCarthy, Kryetar i Grupit Republikan në Dhomën e Përfaqësuesve; Përfaqësues Michael McCaul, Kryetar i Grupit Republikan në Komitetin për Çështjet e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

Pasi i uron për zgjedhjen apo rizgjedhjen në detyrat e larta në Senat dhe Dhomën e Përfaqesuesve, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nënvizon se “Shqipëria është krenare dhe e përkushtuar për partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një Amerikë më e fortë është garanci për një botë më të mirë, më të sigurt dhe më të drejtë.”

Kryetari Ruçi shpreh gjithashtu bindjen se nën lidershipin e udhëheqësve të rinj, “Kongresi i Shteteve të Bashkuarado të vazhdojë të kontribojë në mbështetje të bashkëpunimit dypalësh midis Shqipërisë dhe ShBA, zhvillimit dhe integrimit europian të Shqipërisë si edhe dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, i cili do tëmundësojë njohjen e ndërsjelltë mes dy vendeve si edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.”

Postime të ngjashme

“Zgjedhjet”, Ministria e Brendshme: Zyrat për aplikimin e pasaportave dhe ID të hapura edhe sot

S.B.

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Greqia kufizon më shumë lëvizjet në Kakavijë në periudhën 1-15 Mars

T E

Manastirliu: Të hënën dërgesa e radhës nga Pfizer, brenda 10 ditëshit të parë të marsit vijnë vaksinat e para nga Covax

S.B.

“Urgjent të rimbursohen ilaçet për COVID”/ Meta-Ramës: Lëri dokrrat, trego planin e vaksinimit

S.B.

Berat/ Rama flet për Bashën e Kryemadhin: Është kukull në duart e ‘gogolit’, me ‘mamadhinë’ tek dera, nuk është alternativë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...