Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Rudina Hajdari: Do bojkotojmë deri në pranimin e listave 100% të hapura

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, në mbyllje të takimit të radhës të Këshillit Politik, doli para mediave me një propozim të ri.

Ajo u ka kërkuar kolegëve të saj në opozitë që të braktisin të gjitha punimet në Kuvend, derisa mazhoranca të pranojë lista 100% të hapura.

Sipas saj, PS ka propozuar një draft hileqar ndërsa shtoi se, opozita parlamentare nuk do të bëjë asnjë centimetër pas në kërkesat e saj.

“Nuk mund të negociojmë me këtë gjë, nuk do të bëjmë asnjë centimetër pas, sepse ka të bëjë me sovranitetin e popullit. Nuk ka centimetër pas. I ftoj kolegët e opozitës parlamentare që ne të refuzojmë të shkojmë në çdo mbledhje, derisa të pranohet kërkesa jonë për hapjen 100% të listave. Beteja e tyre është për një pushtet të tyre personal, ndërsa beteja jonë është për një të ardhme më të mirë”, tha ndër të tjera Hajdari.

Postime të ngjashme

Presidenti Meta në Ditën Botërore të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut: Ju ftoj të gjithëve të mposhtim frikën apo indiferencën dhe të ndërtojmë solidaritetin

Bekim Laçi

Covid-19, mbërrijnë 20 mijë doza AstraZeneca, të dhuruara nga Greqia

Bekim Laçi

Balla: Koha kur politika kishte kompetenca në emërimet në drejtësi ka përfunduar

Bekim Laçi

Komisioni Zgjedhor i PD shpall zyrtarisht rezultatet: Lulzim Basha fitues, ja si u ndanë votat mes 4 kandidatëve

Bekim Laçi

Protesta e maturantëve në Fier, drejtoresha e Arsimit iu bën moral: Këto janë brezat që ne po edukojmë?

Bekim Laçi

Pas Greqisë dhe Italia i mbyll ‘dyert’ shqiptarëve, shtyhen kufizimet deri më 30 Korrik

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...