Opozita e ashtuquajtur parlamentare nuk është në një mendje për krijimin e partisë së rë. Deputetja Rudina Hajdari tha se do të krijojë një parti të sajën dhe nuk do të jetë në një subjekt politik me partinë e Myslim Murrizit dhe deputetëve të tjerë.
“Do të krijoj një parti të re, por jo me Myslim Murrizin. Kemi nisur mbledhjen e firmave për t’u regjistruar zyrtarisht. Ditët në vazhdim nisim takime nëpër rrethe”,- tha Hajdari në një intervistë për “Report Tv”.