Rui Costa zgjidhet president i ri i Benficas

Ish-ylli i Milanit dhe Fiorentinës, Manuel Rui Costa është zgjedhur Presidenti i ri i klubit portugez nga Liga Primeira, SL Benfica.

 

Lusitanët njoftuan lajmin në kanalin e tyre zyrtar, pasi Rui Costa fitoi zgjedhjet me një diferencë të madhe.

Rui Costa, i cili filloi dhe përfundoi karrierën e tij me Benfican, do të jetë në detyrë deri në vitin 2025.

49-vjeçari portugez kaloi plot 12 vjet në Serie A.

Ai erdhi për herë të parë në vitin 1994 dhe kaloi shtatë vjet në Fiorentina, duke ndihmuar klubin të fitojë dy Coppa Italia para se të bashkohej me Milanin në 2001.

Ai vazhdoi suksesin në Milano, duke fituar Ligën e Kampionëve në sezonin 2002-03 dhe titullin e Serie A në sezonin 2003-04. 

Related posts

Franca ndalët sërish, kësaj radhe nga Ukraina- fitojnë Kroacia dhe Holanda

D V

Orari i xhiros së gjashtë në BKT Superligë, do të zhvillohet derbi i madh lokal Drita – Gjilani

D V

Publikohet një video nga stërvitja e PSG-së, ajo tregon se Mbappe është i vetmuar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More