Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Rummenigge i prerë me trajnerin

Hansi Flick është një nga rastësitë më të mira në historinë e Bayern Munich. Gjermani arriti në korrik 2019 si pjesë e stafit të Niko Kovac dhe, pasi kroati nuk ofroi rezultatet e pritura, u zëvendësua nga ndihmësi para çerekfinaleve të Champions-it, edicionin e kaluar. Ai përfundoi duke fituar gjithçka si debutues në stolin e bavarezëve.

Flick ka demonstruar gjithë talentin e grumbulluar te Bammental, Hoffenheim, RB Salzburg dhe në ekipin kombëtar gjerman, ku ishte i dyti, pas Joachim Löw (2006-2014), duke shtuar edhe Kupën e Botës në rekordin e tij si trajner.

Në kombëtaren gjermane ka lënë një kujtim të shkëlqyeshëm, ndaj, me largimin e zyrtarizuar të Joachim Löw pas Europianit të kësaj vere, federata nuk hezitoi të pyeste Flick për situatën e tij. Rummenigge, menaxheri i përgjithshëm i Bayernit, i ka mohuar zërat se trajneri do të ribashkohet me kombëtaren gjermane:

“Ata të federatës janë aq të zënë me politikë, sa që nuk po bëjnë përpjekje të mjaftueshme për të adresuar disa probleme të mëdha strukturore, të tilla si problemet në zhvillimin e të rinjve dhe trajnimin e trajnerëve.

Ajo që mungon është një strukturë profesionale, me figura të rëndësishme të Bundesligës në bord. Unë do të këshilloja shtrëngimin e radhëve dhe kthimin në rrugën e duhur sa më shpejt të jetë e mundur. Sidoqoftë, federata duhet t’i bëjë planet pa Hansi. Përvoja ime më tregon se trajnerët që punojnë mirë te Bayerni mbahen për një periudhë afatgjatë”.

Postime të ngjashme

Raiola kërkon 1 milion funte në javë për Haalandin

Z H

Ibra karton të kuq, por Milani thyen Parmën

Z H

Barcelona shpreson se nuk do të jetë “El Classico” e fundit për Messin

Z H

“Hysaj do të transferohet te një klub që luan në Champions League”

Z H

Tifozët nuk mund të besojnë se si Lacazette nuk arriti të shënonte i vetëm përball portierit

Z H

Xhaka i frustruar: “Largojë atë mu* topi”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...