Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Rummenigge: Pse të heqim dorë nga një lojtar që shënon 60 gola në vit?

Karl-Heinze Rummenigge, administrator i deleguar i Bayernit të Mynihut, në një prononcim të fundit për mediet në Gjermani ka siguruar tifozët e kampionëve të Bundesligës se Robert Lewandowski nuk ka shanse të largohet. Drejtuesi i lartë i bavarezëve reagoi pas thashethemeve që kanë qarkulluar prej disa javësh për një lamtumirë të mundshme të sulmuesit polka: “Unë nuk kam asnjë dyshim se ai do të qëndrojë”.

Lewandowskit, i cili ka shënuar 292 gola në 327 ndeshje që kur u transferua në Bavari në vitin 2014, i përfundon kontrata në vitin 2023. Rummenigge në mikrofonat e “Sport1” theksoi se ai mbetet shumë i rëndësishëm për lojën e Bayernit: “Kush do ta privonte veten nga një futbollist me 60 gola në vit? Pastaj, menaxherët e tij, nuk na kanë thënë asgjë për largimin e tij të mundshëm”.

Prania e Lewandowskit në organikën e kampionëve të Bundesligës shihet madje si pengesë për blerjen e Erling Haalandit. Pak ditë më parë, Oliver Kahn, ish-portieri legjendar gjerman, që do të marrë rolin e Rummenigges më 1 janar 2022, theksoi se Bayerni nuk ka pjesë të shpenzojë shuma marramendëse për një lojtar si Haaland, sado i mirë të jetë, kur ka Lewandowskin, i cili mund ta ruajë nivelin e tij edhe për shumë sezone.

Postime të ngjashme

Itali 3-0 Zvicër, notat e Xhakës dhe Shaqirit përballë italianëve magjikë

Dafina Vidishiqi

Italia mposht Zvicrën, kualifikohet në fazën e eliminimit direkt

Dafina Vidishiqi

Italia nuk ndalet, Locatelli shënon një tjetër super gol

Dafina Vidishiqi

Zyrtare: Sergio Ramos nesër i jep lamtumirën Real Madridit

Dafina Vidishiqi

Gattuso mund të largohet nga Fiorentina vetëm dy javë pas emërimit të tij

Dafina Vidishiqi

Pandev thotë se Maqedonia e Veriut është gati për Ukrainën: Duhet të bëjmë figurë të mirë, nuk kemi çfarë të humbim

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...