Rusët ia mësyjnë Serbisë për t’u injektuar me vaksinat e COVID-19 të prodhuara nga Perëndimi

Kur rregullatorët rusë miratuan vaksinën e vendit kundër coronavirusit, familja ruse Pavlov ishte në mesin e familjeve të tjera që nxitoi për t’u injektuar. Por autoritetet ndërkombëtare shëndetësore ende nuk e kanë miratuar vaksinën Sputnik V.

Kështu që kur familja nga qyteti Rostov-on-Don donte të vizitonte Perëndimin, ata kërkuan një vaksinë që do t’i lejonte ata të udhëtonin lirshëm – një kërkim që i solli ata në Serbi, ku qindra qytetarë rusë janë dyndur javëve të fundit për të marrë vaksinat kundër COVID-19 të miratuara nga Perëndimi, transmeton Telegrafi.

Duke qenë se Serbia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, është një zgjedhje e përshtatshme për rusët që i kërkojnë këto vaksina, pasi ata mund të hyjnë në Serbi pa viza dhe sepse iu ofron atyre një zgjedhjeje të gjerë të vaksinave të prodhuara nga Perëndimi.

Udhëtimet e organizuara për rusët janë rritur dhe ato mund të shihen në Beograd, si në hotele, restorante, bare dhe klinika të vaksinimit.

Vitaly-Pavlov

“Ne morëm vaksinën Pfizer sepse duam të udhëtojmë nëpër botë”, tha Nadezhda Pavlova, 54-vjeçare, pasi mori vaksinën fundjavën e kaluar në një qendër të gjerë vaksinimi në Beograd.

Burri i saj, Vitaly Pavlov, 55-vjeçar, tha se ai donte “që e gjithë bota të ishte e hapur për ta dhe jo vetëm disa vende”. 

Related posts

Dy burra u shpëtuan pas 29 ditësh të humbur në det, përfunduan 400 kilometra larg nga vendi ku filloi udhëtimi i tyre

D V

Shtetasit amerikanë këshillohen të mos nisen drejt Aeroportit të Kabulit

Redaksia

Downing Street konfirmon se Boris Johnson do të riorganizojë kabinetin e tij

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More