Rusët kryejnë sulm me dronë mbi ndërtesat kolektive në Mykolaiv – humbin jetën pesë civilë

nga D V

Një zjarr i madh ka shpërtyer në ndërtesat kolektive si rezultat i një sulmi rus në Mykolaiv të Ukrainës, ku humbën jetën pesë persona dhe u plagos një grua.

Vitalii Kim, kreu i administratës ushtarake të Mykolaiv, ka konfirmuar lajmin për sulmin rus në këtë qytet ukrainas.

Kim njoftoi se ka patur zjarr në ndërtesat kolektive në qytet – duke shtuar se ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Bëhet fjalë për një sulm rus me dronë, ku ushtria e Vladimir Putinit nuk po zgjedh mjete për t’ia arritur qëllimit – pra ta pushtojë tërësisht Ukrainën duke shënjestruar edhe civilët.

Në pamjet e amatore të publikuara më poshtë, shihen zjarrfikësit teksa tentojnë të lokalizojnë zjarrin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More