Rusia kishte dyshime se Ukraina kishte planifikuar të sulmonte Rusinë gjatë paradës së Ditës së Marinës, e cila u ndoq nga presidenti Vladimir Putin muajin e kaluar, kurse Moska kontaktoi Uashingtonin për shqetësimet e saj, njoftoi televizioni shtetëror rus.
Televizioni rus tha se detajet ishin sekret shtetëror dhe nuk dha detaje të tjera. Ministria e Jashtme e Ukrainës nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi raportin, shkruan Reuters.
Raporti citon zëvendësministrin e Jashtëm rus Sergei Ryabkov të ketë thënë se shqetësimet ishin aq të mëdha për sulmin e dyshuar, sa që ministri i Mbrojtjes, Andrei Belousov kontaktoi Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin për dyshimet, transmeton Telegrafi.
NYT citoi dy zyrtarë të paidentifikuar amerikanë që thanë se zyrtarët e Pentagonit ishin të befasuar nga pretendimi rus, dhe nuk ishin në dijeni të ndonjë komploti të tillë.
Megjithatë, shqetësimet ruse u morën mjaft seriozisht sa që Uashingtoni të kontaktonte Ukrainën dhe të paralajmëronte Kievin se nëse po planifikonte një operacion të tillë, atëherë nuk duhet ta kryente atë.