Agjencia Zhurnal.mk
Opinion

RUSI | 1 vjetori i vdekjes së bluzave të bardha: drejtësia e munguar dhe harresa e pashembullt

Autori: prof. D.Koci

Kane kaluar 365 dite kur 3 mjekë të linjës së parë të koronavirusit u deklaruan se ishin rrëzuar nga dritarja në 2 javët e fundit në Rusi. Ngjarjet kanë ndodhur në spitalet ku ata punonin duke tërhequr vëmendjen e publikut për gjendjen në këto spitale. 2 nga këta kanë humbur jetën dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë në spital.
Po cfare ndodhi me bluzat e bardha ne majin e 2020? Pse akoma edhe sot ne maj 2021, kjo çeshtje nuk eshte zbardhur?
Edhe sot familjet e atyre heronjve , qe luftuan me covid 19, nuk kane nje version te vertetes se cfare ndodhi ne maj te 2020. Keto 3 vdekje te bluzave te bardha ne Moske dhe ne qytete te tjera kane dicka te perbashket: vetevrasje ne krye te detyres dhe pasi kishin deklaruar publikisht se situata ishte emergjente dhe se spitalet ruse nuk kishin logjistiken e duhur per ta perballuar.
U “vetevrane” ne menyren me mizore, kush u hodh, kush u dogj, kush shkrepi armen disa here ndaj vetes por ajo qe nuk bene keta heronj ishte te heshtnin. Ata sot kudo ne bote vleresohen si heronj dhe se mundi i tyre nuk do te ngelet ne harrese.
Edhe sot Rusia vazhdon te kete situate emergjente kundrejt covid 19 por sot disi pranohet kjo situate dhe mjeket nuk vriten me( shpresojme te jete keshtu) si ne maj te 2020.
Po cndodhi ne maj te 2020 dhe pse duhet te kujtohen keta heronj qe sfiduan regjimin diktatorial dhe humben jeten vetem per te shpetuar jete njerezish:
Të tri rastet janë duke u hetuar nga autoritetet të cilat janë vënë nën presion nga publiku dhe media. Alexander Shulepov, një mjek ambulance në Voronezh, një qytet 320 milje në jug të Moskës është në gjendje të rëndë pasi u rrëzua nga dritarja e spitalit ku punonte këtë të shtunë.
Televizioni lokal tha se ai u rrëzua nga dritarja e katit të dytë të spitalit ku punonte, por ku edhe po trajtohej pasi kishte rezultuar pozitivë me koronavirus. Shulepov u shtrua në spital në 22 prill dhe në të njëjtën ditë ai publikoi një video online së bashku me kolegun e tij Alexander Kosyakin ku deklaronin se Shulepov ishte detyruar të vijonte punën edhe pse kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.
Pas publikimit të videos ai u mor në pyetje nga policia për shpërndarje të lajmeve të rreme. Në 1 maj Elena Nepomnyashchaya, një mjeke në një spital në qytetin siberian të Krasnoyarsk, humbi jetën pasi, sipas zyrtarëve lokalë, u rrëzua nga dritarja gjatë një takimi me drejtues të spitalit. Në 24 prill edhe Natalya Lebedeva, shefe e emergjencës në spitalin Star City, baza e trajtimit të kozmonautëve rusë ra nga dritarja. Edhe në këtë rast, ngjarja u quajt aksidentale.
Per keto e nje mije arsye 3 dhe 4 maji duhet te kujtohet ne nder te atyre qe kundershtuan erresiren dhe makuterine e nje diktatori e sistemit te tij gjakatar.
Bluzat e bardha jane heronjt e kesaj lufte me armikun e padukshem covid 19 ndersa ne te tjeret duhet te jemi heronjt e te sotmes dhe te kujteses ndaj harreses, vrasjeve “vetevrasje”….

Postime të ngjashme

Kush bën ligjin në një shoqëri demokratike

Z H

QUO VADIS MAQEDONIA?!

Z H

Besimi: 5% rritje të normës së BPV-së – investime të reja dhe borxh publik stabil

R Zh

A do ta legjitimojë EU fitoren e Ramës?

Z H

Medai Shaholli / Përse gënjen Ali Ahmeti?

R Zh

Dyzet ditë zie për vëllain tim, Luranin

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...