Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë njoftoi se shefi në detyrë i misionit të ambasadës holandeze, Joost Reintjes, u thirr në ministri për t’iu dhënë vendimi.

Më 10 dhjetor, Holanda dëboi dy diplomatë që punonin në ambasadën ruse për akuza të spiunimit.

Sipas agjencisë holandeze të intelegjencës AIVD, një oficer i inteligjencës, i cili punoi si një diplomat i akredituar në Ambasadën Ruse, ishte i angazhuar në aktivitete spiunazhi në fushën e teknologjisë dhe shkencës, si dhe ndërtoi një rrjet të konsiderueshëm burimesh, të cilat janë ose ishin aktive në sektorin e lartë të teknologjisë së Holandës.

AIVD tha se oficeri tjetër i inteligjencës ruse, i cili po ashtu ishte i akredituar si diplomat në ambasadën ruse në Hagë, luajti një rol mbështetës.

Të dy diplomatët punuan për shërbimin e inteligjencës ruse SVR, raportoi agjencia e inteligjencës, duke shtuar se ata u shpallën ‘persona non grata’ nga Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës.

Postime të ngjashme

Forcimi i aleancës SHBA-Japoni e shqetëson Kinën

N E

Së shpejti vaksina “Sputnik V” do të prodhohet në Serbi

N E

Turqai me numër rekord të rasteve me Kovid-19

N E

Rusia mirëpret ftesën e SHBA, por kritikon sanksionet

N E

Rusia do të dëbojë 10 diplomatë amerikanë

N E

Franca, Gjermani dhe Ukraina kërkojnë tërheqjen e trupave ruse nga kufiri

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...