Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Rusia dëbon konsullin Ukrainas

Rusia ka njoftuar se ka dëbuar konsullin ukrainas në Shën Peterburg, Oleksandr Sosoniuk, pas ndalimit të diplomatit nën dyshimet se ka tentuar të sigurojë informacion të klasifikuar.

Sosoniuk, i cili është ndaluar më 17 prill, para se të lirohej dhe të kthehej në konsullatë, duhet të largohet nga territori rus deri më 22 prill, ka thënë Ministria e Jashtme e Rusisë, përmes një deklarate.

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi ka thënë se Sosoniuk ka tentuar të sigurojë informacion për databazat rreth sundimit të ligjit në Rusi, gjatë një takimi me një qytetar të paidentifikuar rus.

Këto zhvillime vijnë në kohën e tensioneve në rritje në mes të të dyja shteteve, pasi Moska ka rritur prezencën ushtarake afër kufirit me Ukrainën, si dhe në Krime, rajonin e aneksuar nga po ky shtet.

Marrëdhëniet në mes të Kievit dhe Moskës kanë qenë të tensionuara prej kur Rusia ka aneksuar Krimenë më 2014 dhe ka nisur mbështetjen ushtarake, ekonomike dhe politike për separatistët në disa zona në lindje të Ukrainës.

Më shumë se 13,000 persona kanë vdekur si pasojë e konfliktit në lindje të Ukrainës, prej prillit të vitit 2014.

Postime të ngjashme

Gjermania kundërshton propozimin e mbështetur nga SHBA-ja për të hequr dorë nga patentat për vaksinat kundër KOVID-19

N E

Në Francë nga 12 maji të gjithë qytetarët pa dallim moshe kanë të drejtë të aplikojnë për t’u vaksinuar

N E

Ish-presidenti i Maldiveve plagoset në një shpërthim

N E

Qetësohet situata në ishullin e Jersey, anijet luftarake Franceze dhe Britanike tërhiqen

N E

Presidenti Slloven: E dimë nga përvoja se ndryshimet e kufijve në këtë pjesë të Evropës nuk zhvillohen pa flijime

N E

Dendias: SHBA do të ishin partneri ideal për të bindur Turqinë të pranojë Konventën e Detit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...