Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Rusia e shqetësuar për avionët amerikanë në Norvegji

Rusia ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara, pasi që brenda një muaji do të vendosen dy bombardues në një bazë ushtarake në Ørlandet, në Norvegji.

Ambasada ruse në Oslo reagon përmes një deklarate për NRK se “ne jemi të shqetësuar për mënyrën se si Norvegjia e vë territorin e saj në dispozicion për manovra të rrezikshme të huaja”.

Ambasada gjithashtu shkruan se Rusia nuk sheh ndonjë situatë emergjence në Arktik ose Evropën Veriore që e bën vendosjen të nevojshme, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

Të dy aeroplanët, të tipit B-1B Lancer, do të vendosen në bazën norvegjeze për pak më shumë se një muaj, duke filluar nga Shkurti.

Sipas NTB, kjo është hera e parë, pas shumë vitesh, që bombarduesit amerikanë janë vendosur në Norvegji. Sipas prodhuesit Boeing, B-1B Lancer është bombarduesi më i shpejtë i forcës ajrore amerikane.

Lloji i avionit ka një diapazon të gjatë dhe mund të mbajë 24 robotë lundrimi, por nuk thuhet nëse është i pajisur me armë bërthamore./RTKLive

Postime të ngjashme

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

D V

Policia në Berlin ndalon mbajtjen e dy protestave për koronavirus

D V

Biden mbështet synimin e bjellorusëve për demokraci pas takimit me Tsikhanouskayan

D V

Franca do të kërkojë pasaportën shëndetësore nëpër kafiteri nga 9 gushti

D V

Zyra e Prokurorit në Bosnje inicion rastet e para nën Ligjin për mohim të gjenocidit

D V

Tokio regjistron rekord të rasteve me koronavirus

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...