Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Rusia goditet nga stuhia e akullt

Zhurnal Ads

Mijëra njerëz në rajonin Primorye të Rusisë në Lindjen e largët mbetën pa ngrohje dhe energji elektrike të mërkurën ndërsa autoritetet lokale dhe shërbimet e urgjencës luftuan me pasojat e stuhisë së paparë të akullt që goditi rajonin javën e kaluar.

Ministria e Energjisë së Rusisë njoftoi se 5.800 banorë të Primorye ishin ende pa energji elektrike dhe se 3.300 njerëz në Vladivostok, kryeqyteti i rajonit, ishin ende pa ngrohje.

Rajoni u godit nga shiu i akullt më 18 nëntor, kurse mijëra banorë të saj u zgjuan të nesërmen në apartamente të errëta dhe të ftohta. Shtresa të trasha akulli mbuluan pemët, makinat, rrugët dhe linjat elektrike, shumë prej të cilave u shembën për shkak të peshës.

“Rajoni ynë nuk është goditur nga një stuhi e tillë për 30 vjet”, tha Oleg Kozhemyako, guvernatori i Primorye, në faqen e tij në Instagram.

Stuhia e akullit zgjati për disa ditë. Sipas faqes në internet të qeverisë rajonale, gati 180 mijë njerëz në Primorye nuk kishin energji elektrike, ngrohje ose ujë të shtunën.

Autoritetet kanë punuar për të rivendosur rrjetin në rajon për shtatë ditë. Për të prekurit u organizuan strehimore dhe ushqime të nxehta. Qeveria ruse ka ndarë 700 milionë rubla (rreth 7.8 milionë euro) për të ndihmuar rajonin, ku u shpall gjendje e jashtëzakonshme të premten.

Duke komentuar situatën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov të hënën tha se stuhia e akullit ishte jashtëzakonisht e fortë dhe “shkaktoi dëme të mëdha në infrastrukturën urbane”./aa

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Rriten rastet me COVID-19, Bullgaria izolohet deri në fund të dhjetorit

S.B.

Macron organizon samit të BE-së kundër terrorizmit

T E

“Projekti Shpejtësia e dritës” rezultoi me vaksinë kundër koronavirusit

S.B.

Pakistani kundërshton sanksionet amerikane ndaj Turqisë

T E

Trump ndalon investimet në kompanitë që ndihmojnë ushtrinë kineze

S.B.

1 vit nga kryengritja në Iran, Këshilli i rezistencës Iraniane e përkujton online

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...