Rusia i kundërpërgjigjet Maqedonisë, një diplomat shpallet “person non grata”

Shkup, 4 tetor – U.D ambasadore e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Federatën Ruse, Olivera Çausheska Dimovska, sot është ftuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë, ku i është dorëzuar notë e ministrisë, në të cilën një i punësuar në ambasadën e Maqedonisë në Moskë, shpallet si person non grata, informon Zhurnal.

MPJ-ja ruse shprehet se kjo masë është përgjigje e një vendimi të pabazë për shpalljen e një diplomati në ambasadën ruse në Shkup si person non grata, e sjellur nga ana e Maqedonisë në gusht të këtij viti.//Zhurnal.mk

Related posts

Zaev në takim me Sherman: Maqedonia është partner i besueshëm i SHBA-ve

D V

Fillon regjistrimi në UCIM, të lira mbi 10.600 vende për studentët e ardhshëm

Redaksia

Zv.drejtori Selami thirrje partive politike të mobilizojnë mërgatën për regjistrim

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More