Rusia me kërkesë urgjente dhe të drejtpërdrejt për BE-në e NATO-n, ka të bëjë me Kosovën

Ministria ruse e Punëve të Jashtme i bëri thirrje NATO -s dhe BE -së që t’i kërkojnë Kosovës që të tërheqë forcat e saj policore nga veriu i Kosovës dhe kështu të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm.

“Rusia është e shqetësuar për situatën në Kosovë. Ngjarjet po kalojnë nga një skenar i keq në një më të keq”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, transmeton lajmi.net.

Ajo deklaroi se formimi i Asociacioni i Komunave Serbe (AKS), i cili u konceptua si një mënyrë për të garantuar respektimin e të drejtave dhe interesave të serbëve në Kosovë, mbetet një “marrëveshje e vdekur në letër” për shkak të, siç thotë ajo, sabotimit të Prishtinës, shkruan blici serb.

Zaharova vlerëson se Kosova dëshiron të vendosë kontroll të plotë në territorin e të gjithë vendit, “me ndihmën e aparatit shtypës të “shtetit” të vetëshpallur të Kosovës”.

Ajo beson se veprimet e Kosovës nuk përkojnë me dialogun që po zhvillohet në Bruksel, i cili është i autorizuar të ndihmojë në kërkimin e një zgjidhjeje të problemit midis vendeve.

Sipas saj, “forcat e NATO -s për Kosovën dhe Misioni i BE -së për Sundimin e Ligjit kanë mandatet e nevojshme për të parandaluar paligjshmërinë, dhe për këtë arsye mbajnë përgjegjësinë e plotë për mbrojtjen e civilëve, duke siguruar paqen dhe sigurinë”.

Gjatë ditës se djeshme patrullat e KFOR -it janë shpeshtuar në Jarinje.

Related posts

Propozimi për shtyrjen e zgjedhjeve, Krasniqi: LVV po luan me kartën e sigurisë

D V

Në Kosovë pak qendra të vaksinimit anti-COVID

D V

Vuçiq pas takimit me Merkel: S’ka hyrje të Serbisë në BE pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More