Rusia nis me dhënien e dozave përforcuese të vaksinave

Autoritetet shëndetësore në Rusi nisën të japin doza përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit.

 

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha të enjten se ka marrë dozën përforcuese dhe u bëri thirrje banorëve të qytetit që të ndjekin shembullin e tij.

“Në funksion të situatës së vështirë epidemiologjike, mjekët rekomandojnë marrjen e dozave përforcuese gjashtë muaj pas vaksinimit”, tha Sobyanin.

“Unë ju lus që të mos e humbni shansin për mbrojtje shtesë nga virusi”, shtoi ai.

Autoritetet në Moskë nisën të ofrojnë të enjten doza përforcuese për vaksinat vendore: Sputnik V, që rregullisht jepet me dy doza, dhe Sputnik Light, që jepet me një dozë.

Rusia është duke u përballur me një valë të rëndë të koronavirusit.

Related posts

Të paktën 12 të vrarë ndërsa autobusi që mbante migrantë aksidentohet në Turqi

D V

Analiza e ndryshimit të klimës: Thatësira vret 650 mijë njerëz, stuhitë marrin 580 mijë jetë në pesë dekadat e fundit

D V

Pekini: Fajësimi i Kinës për koronavirusin nuk e pastron SHBA-në

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com