Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Rusia përhap lajme të rreme duke pretenduar se vaksina për coronavirus e Oxfordit do t’i kthejë njerëzit në majmunë

Një fushatë shpifjesh ka filluar në Rusi për të diskredituar vaksinën e coronavirusit të zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, ajo synon të përhapë frikë në lidhje me vaksinën me pretendime qesharake se do t’i kthejë njerëzit në majmunë sepse përdor një virus të shimpanzesë.

Madje imazhe dhe videoklipe që sugjerojnë se çdo vaksinë e bërë në Mbretërinë e Bashkuar do të ishte e rrezikshme po qarkullojnë në mediat sociale ruse.

Ato, disa prej tyre, shkruan Daily Mail, u shfaqën në programin televiziv rus Vesti News, që thuhet se është ekuivalenti i Newsnight të BBC.

Një imazh tregon Boris Johnson duke ecur në Downing Street, por që është manipuluar për ta bërë atë të duket si një majmun.

Një imazh tjetër tregon një shimpanze në një hapësirë laboratori nga gjigandi farmaceutik AstraZeneca – e cila po prodhon vaksinën.

Mediat britanike vlerësojnë se fushata ka potencialin të dëmtojë programin e Oksfordit duke u bërë thirrje fanatikëve anti-vaksinë.

Ajo synon të godasë shitjet në vendet ku Rusia dëshiron të shesë vaksinën e saj Sputnik V.

Dhe natën e kaluar, shefi ekzekutiv i AstraZeneca, Pascal Soriot dënoi përpjekjet për të minuar punën e tyre.

Ai i tha The Times: “Shkencëtarët në AstraZeneca dhe në shumë kompani dhe institucione të tjera në botë po punojnë pa u lodhur për të zhvilluar një vaksinë dhe trajtime terapeutike për të mposhtur këtë virus. Por janë ekspertë të pavarur dhe agjenci rregullatore në të gjithë botën që vendosin përfundimisht nëse një vaksinë është e sigurt dhe efektive përpara se të miratohet për përdorim. Keqinformimi është një rrezik i qartë për shëndetin publik”.

Ndërkohë, Doktor Hilary Jones i tha Good Morning Britania se përpjekjet për dezinformim ishin “krejtësisht qesharake dhe të turpshme”.

Ai tha: “Oksfordi ka një ekip shumë të besueshëm, mos harroni, këtu u punua dhe u prodhua penicilina për Luftën e Dytë Botërore”.

Nuk është e qartë nëse përpjekja për propagandë ishte autorizuar direkt nga Kremlini. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Gjermania reagon ndaj kritikave dhe ndryshon radhën e vaksinimit

T E

Islanda përgatitet për një shpërthim të mundshëm pranë Reikjavikut

T E

Navalny lajmërohet nga burgu: Gjithçka në rregull me mua

T E

Armenia përballet me tensione politike dhe plagët e luftës

T E

Dyshime për sulm terrorist në Suedi/ 8 persona të plagosur me thikë

T E

Së paku 33 të vdekur në protestat në Birmani

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...