Rusia po dërgon armë në Iran, SHBA në alarm: Gati të mbrojmë Izraelin, por përshkallëzimi të shmanget

nga D V

Irani i ka kërkuar sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore të Rusisë, teksa përgatitet për një raprezalje të mundshme kundër Izraelit pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Hanijeh.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat iraniane, të cituara nga Nju Jork Times.

Sipas të përditëshmes amerikane dy funksionorë iranianë, mes të cilëve një pjesëtar i Gardës Revolucionare kanë konfirmuar se Moska ka nisur të transferojë sistemet e mbrojtes, përfshirë edhe radarë dhe bateri antiajrore.

E teksa alarmi për një sulm hakmarrës nga Irani, mbetet i lartë, presidenti amerikan Joe Biden u takua me ekipin e Sigurisë Komëbtare.

Biden tha se ishte informuar mbi përgatitetjet për të mbështetur Izraelin ndërsa sekretari i shtetit Anthony Blinken bëri me dije se autoritetet ishin vënë në garë më kohën për të parandaluar një përshkallëzim.

“Jemi të angazhuar në diplomaci të ethshme, dhe jemi vënë në garë me kohën me qëllimin e vetëm për të shmangur përshkallëzimin. të gjitha palët duhet të përmbahen dhe të ndërmarrin hapa për të zbutur tensionet. Përshkallëzimi nuk është në interesin e askujt. Do të cojë në konflikte e dhunë të mëtejshme.”

Tensionet rajonale arritën majat javën e kaluar pas vrasjes së liderit të Hamasit, Hanijeh, për të cilin Teherani fajëson Izraelin dhe ka premtuar një hakmarrje të fortë. një numër vendesh, përfshirë SHBA dhe Britaninë e Madhe kanë paralajmëruar qytetarët e vet të largohem edhe nga Libani, ku druhen se Hezbollah, një milici e mbështetur nga Irani mund të luajë një rol të rëndësishëm në përgjigjen e Teheranit.

Gjatë takimit të zhvilluar të hënën, Biden u informua se koha dhe natyra e sulmit Iranin mbetet i paqartë.

Një ditë me herë Blinken u tha homologëve të G7 se Irani dhe Hezbollahu mund të sulmonin brenda 24 deri në 48 orë. Një serë kompanish ajrore, kane anuluar fluturimet në rajon, me gjermanen Luftansa që pezulloi  cdo fluturim në Tel Avivi, Teheran dhe Beirutderi në 12 gusht.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More