Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Rusia rritë prezencën ushtarake në Detin e Zi

Rusia dërgon luftanije në Detin e Zi përmes Bosforit të Turqisë

Dy luftanije ruse kaluan të shtunën nëpër Ngushticën e Bosforit në Turqi për ta vazhduar lundrimin drejt Detit të Zi, ndërsa 15 anije më të vogla tashmë e kanë kompletuar këtë lundrim në kohën kur Rusia po e përforcon praninë ushtarake ujore në atë zonë, pavarësisht thirrjeve të Ukrainës dhe Perëndimit që të mos e bëjë një gjë të tillë.

Lundrimi i luftanijeve u bë në kohën e grumbullimit të madh të trupavve ruse afër Ukrainës, që Moska e ka cilësuar thjesht si ushtrim të përkohshëm të mbrojtjes dhe vjen pas eskalimit të tensioneve në Ukrainën lindore mes forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve të përkrahur nga Rusia.

Dy luftanije ruse të tipit Ropucha nga Flota Veriore e Rusisë, të cilat mund të bartin tanke, armatim dhe trupa gjatë sulmeve në brigje, e kaluan Ngushticën e Bosforit të shtunën, raportoi një reporter i agjencisë Reuters në Stamboll.
Pritet që nëpër këtë ngushticë të kalojnë edhe përforcime tjera, më saktësisht dy anije tjera nga Flota e Baltikut, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Si shenjë tjetër e rritjes së tensioneve, një anije me kamionë dhe pajisje logjistike për forcat e NATO-s në Rumani kaloi të premten në mbrëmje nëpër Ngushticën e Bosforit.

Postime të ngjashme

Gjermania kundërshton propozimin e mbështetur nga SHBA-ja për të hequr dorë nga patentat për vaksinat kundër KOVID-19

N E

Në Francë nga 12 maji të gjithë qytetarët pa dallim moshe kanë të drejtë të aplikojnë për t’u vaksinuar

N E

Ish-presidenti i Maldiveve plagoset në një shpërthim

N E

Qetësohet situata në ishullin e Jersey, anijet luftarake Franceze dhe Britanike tërhiqen

N E

Presidenti Slloven: E dimë nga përvoja se ndryshimet e kufijve në këtë pjesë të Evropës nuk zhvillohen pa flijime

N E

Dendias: SHBA do të ishin partneri ideal për të bindur Turqinë të pranojë Konventën e Detit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...