Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Rusia s’e ndal shtypjen e opozitës, ia arreston 5 ndihmës Navalnyt

Autoritetet ruse i kanë arrestuar pesë ndihmës të politikanit të burgosur opozitar, Alexei Navalny, dhe i kanë paralajmëruar rrjetet sociale që të mos lejojnë thirrje për mbajtjen e protestave këtë fundjavë.

Përkrahësit e opozitarit të burgosur po planifikojnë të mbajnë protesta të shtunën në rreth 65 qytete në mbarë vendin për ta përkrahur kritikuesin e Kremlinit, i cili u arrestua menjëherë pas kthimit nga Gjermania fundjavën e kaluar.

Lexo Edhe:

Biden: Plani kundër Covidit, i mbështetur në shkencë, jo në politikë

Politikani 44 vjeç ishte duke u trajtuar në një spital në Berlin nga një helmim me agjentin nervor, Noviçok. Ai i ka fajësuar për këtë helmim shërbimet ruse të sigurisë dhe presidentin Vladimir Putin, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Arrestimi i Navalnyt nxiti reagime të shumta nga komuniteti ndërkombëtar. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Franca dhe Kanadaja kanë bërë thirrje që ai të lirohet nga paraburgimi.

Prokurorët i paralajmëruan qytetarët rusë që të mos marrin pjesë në protesta gjatë pandemisë. Policia më vonë arrestoi disa ndihmës të Navalnyt, përfshirë një ndër aktivistet kryesore, Lyubov Sobol, dhe zëdhënësen e tij, Kira Yarmysh.

Policia ruse i arrestoi gjithashtu edhe Anastasia Panchenko-n, koordinatore e lëvizjes së Navalnyt në rajonin Krasnodar, dhe Georgy Alburov nga Fondacioni Kundër Korrupsionit.

Një avokat tjetër që është pjesë e këtij fondacioni, Vladlen Los, i cili është shtetas i Bjellorusisë, tha të enjten se është urdhëruar të largohet nga Rusia.

Postime të ngjashme

Nga sot, hyrja në Gjermani vetëm me test negativ antiCOVID-19

D V

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

D V

Australia mbjell frikë me ushtri e helikopterë për të ndaluar protestat dhe vendosur izolimin e COVID-19 në Sydney

D V

Njihuni me shkencëtarin që po përpiqet të udhëtojë në kohë – për këtë ka një arsye të fortë

D V

Turqia evakuon turistët e tronditur nga zjarret në Bodrum

D V

Prokurorët kryesorë amerikanë goditen nga hakerët, dyshohet se janë rus

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...