Bota

Rusia shënon numrin më të madh të rasteve të koronavirusit që nga maji

Federata Ruse e ka raportuar shifrën më të lartë ditore të rasteve të reja të koronavirusit që nga data 15 maj, kur vendi ishte në kulmin e pandemisë dhe kur kishte vendosur masa kufizuese.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në shtetin që shtrihet në dy kontinente u regjistruan 10,499 raste të reja të koronavirusit, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 107 viktima dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia në Rusi shkoi në 21.358.

Pas Shteteve të Bashkuara, Indisë e Brazilit, Rusia është shteti i katërt në botë për numrin më të madh të rasteve me Covid-19 me mbi 1.2 milionë njerëz të infektuar.

Megjithatë, ky shtet ka shumë më pak viktima në krahasim me tri vendet e para, ndonëse dyshohet se shifra e vërtetë është më e larta se numri që tregohet në të dhënat zyrtare.

Rusia u bë vendi i parë në botë që e miratoi përdorimin e një vaksine kundër koronavirusit, por ekspertët shëndetësorë ndërkombëtarë kanë dyshime se efikasiteti i kësaj vaksine nuk është vërtetuar si duhet në të gjitha fazat e testimit.

Postime të ngjashme

Bilanci i sulmit terrorist në Bagdad, 11 të vrarë

Z H

Sa “kushton” një tjetër mbyllje?! Qeveria gjermane vendos kufizime më të ashpra prej pandemisë

admin

BE, NATO dhe OBSH ofrojnë ndihmë për Turqinë dhe Greqinë e pas tërmetit

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...