Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Rusia shpall persona non grata Jonida Drogun

Marrëdhëniet shqiptaro-ruse kanë marrë edhe një zhvillim tjetër negativ, pasi Moska ka përzënë Sekretaren e Parë të Ambasadës Shqiptare, Jonida Drogu. Me këtë akt, Rusia i është kundërpërgjigjur pas 2 javësh vendimit të qeverisë Rama për dëbimin e diplomatin rus, Alexey Krivosheev, për shkelje të masave anti-Covid. Dëbimi nuk u prit aspak mirë nga Rusia, që paralajmëroi se do të merrte hak.

Sot, Ambasadori i Shqipërisë Arben Gazioni u ftua në Ministrinë e Jashtme Ruse, ku iu dha një shënim që e shpallte Sekretarin e Parë të Ambasadës Shqiptare në Moskë, Jonida Drogu person ‘non grata’.

Drogu u urdhërua të linte territorin e Federatës Ruse brenda 72 orësh. Ministria e Jashtme Ruse në një deklarate publike shkruan se ky hap u mor në përgjigje të vendimit të Shqipërisë për të dëbuar nga vendi nën një pretekst krejtësisht të largët të sekretarit të parë të ambasadës ruse në Tiranë.  

Tashmë Ambasada e Shqipërisë në Moskë është funksionale vetëm me Ambasadorin. Në deklaratën ruse thuhet se veprimet e palës shqiptare konsiderohen si një provokim me qëllim për të fituar pikë politike në kushtet e fushatës zgjedhore që ka filluar në Shqipëri, duke luajtur së bashku me forcat anti-ruse në Perëndim dhe duke kërkuar mbështetjen e tyre. 

Më 31 Mars 2018 ishte dhënë urdhri për dëbimin e dy diplomatëve shqiptarë, Albert Jerasi dhe Arben Doçi nga ambasada jonë në Moskë, duke e  futur në kolaps punën e saj. Përfaqësia jonë në Rusi përbëhej në total nga 3 vetë, pikërisht nga dy diplomatët Jerasi dhe Doçi dhe nga ambasadori Arben Gazioni.

Postime të ngjashme

1 vit që u nda nga jeta Aneta, dedikimi prekës i kryeministrit Rama

D V

Manastirliu: Nis sot muaji i hapur i vaksinimit masiv +18vjeç, paraqituni me kartën e identitetit për të kryer vaksinën ndaj COVID

D V

I nxehti vijon të dominojë vendin, ja si variojnë temperaturat sot

D V

Kthehen në Shqipëri 14 fëmijë dhe 5 gra të bllokuara në kampet e luftës në Siri

D V

Tetë vatra zjarri në Shqipëri, rëndohet situata

D V

Situata e zjarreve në vend, zv.ministrja e Mbrojtjes nga Ksamili: Para përgjegjësisë penale të gjithë ata që dëmtojnë natyrën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...