Rusia sulme masive në Ukrainë, 12 të vrarë e dhjetëra të plagosur

nga Xh M

Një sulm i kombinuar me raketa dhe dron rus gjatë natës shkaktoi zjarre, shkatërroi ndërtesa në kryeqytetin ukrainas, Kiev, duke vrarë nëntë persona dhe duke plagosur më shumë se 70 të tjerë.

Gjashtë fëmijë raportohet të jenë në mesin e të plagosurve. Goditje të njëjta pati edhe në qytete të tjera, ndërsa alarmi për sulme qëndroi aktiv për rreth gjashtë orë herët këtë të enjte.

Sulmi gjatë natës, një nga më të mëdhenjtë në muajt e fundit, ndodhi vetëm disa orë pasi Shtëpia e Bardhë i paraqiti zyrtarëve ukrainas një ultimatum në lidhje me një propozim për t’i dhënë fund pushtimit nga Rusia.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar në lidhje me sulmet ruse në Kiev, ndërsa ka kritikuar drejtpërdrejt kreun e Kremlinit.

“Nuk jam i kënaqur me sulmet ruse në Kiev. Nuk është e nevojshme në këtë kohë shumë të keqe. Vladimir, STOP! 5000 ushtarë në javë po vdesin. Le të mbarojmë marrëveshjen e paqes,” tha Trump.

Përpjekjet e Perëndimit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, apo qoftë edhe për një armëpushim të përkohshëm, kanë ngecur ditët e fundit, pasi Rusia nuk po jep shenja për pakësim të sulmeve të saj, ndërkohë që Ukraina kundërshton propozimet amerikane.

Ministrat e Jashtëm dhe diplomatët e lartë duhej të takoheshin në Londër më 23 prill për bisedime rreth luftës. Por, takimet humbën rëndësinë pasi Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u tërhoq në çastin e fundit.

Ky vendim, sipas raportimeve, erdhi pasi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nuk e pranoi një propozim amerikan që Uashingtoni ta njohë zyrtarisht gadishullin e Krimesë si pjesë të Rusisë. I pyetur për këtë propozim, Presidenti Amerikan Trump tha se ai nuk ka të preferuar mes Ukrainës dhe Rusisë dhe se dëshiron vetëm që lufta të përfundojë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More